×
  • Lajme
  • Lajme / Drafti

    Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes sime do ta çoj në Kushtetuese

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 19:10

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se javën e parë të qeverisjes së tij nëse i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Unë në javën e parë e çoj në Gjykatë Kushtetuese, menjëherë, Arsyeja është se nëse duam të ecim për në NATO, na nuk duhet të dukemi asnjë ditë si logjika e tashme qeverisëse, që e bllokon veten e krijon pengesa. Duhet të lëvizim me shpejtësinë e dritës për t’i zënë ata hapa për të cilët po flas unë. Me thënë të drejtën qasja e Kurtit ka qenë ndihmesë për Serbinë e Rusinë, pra vonimi i Kosovës për të zënë perspektivën, kontratën për në NATO”, ka thënë Haradinaj në DPT te Fidani.

    Ai vlerësoi se ekziston një situatë jo fort e qëndrueshme e sigurisë.

    “Nëse ndalet lufta në Ukrainë, krizat e luftërave janë duke u zgjedhurar dhe ka përpjekje për çrregullim të sigurisë globale. Kosova dhe rajoni nuk kanë shumë kohë, sepse janë shumë atraktive për tu përfshirë në këto vatrat jo konfliktit mes nesh e Serbisë. Kjo i bie që nëse ne po e dërgojmë në Kushtetuese, nuk po e dërgojmë për fshehje të shkeljeve Kushtetuese, por për tu pastruar prej të gjitha shkeljeve të Kushtetutës. Gjykata jonë ashtu si herën e parë që e ka trajtuar marrëveshjen e 2013-tës, duhet ta trajtojë edhe këtë dokument në tërësi me seriozitet dhe ku ka shkelje të Kushtetutës mos t’i aprovojë por t’i hedh poshtë.”, shtoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!