×
  • Lajme
  • Lajme / 83.5 milionë euro më shumë

    ATK-ja për 10 muaj mblodhi mbi 823 milionë euro

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 16:31

    Administrata Tatimore e Kosovës ka shënura rritje në mbledhjen e të hyrave për periudhën janar-tetor 2024, duke mbledhur 83.5 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se të hyrat totale për dhjetë muaj kanë arritur në 821.3 milionë euro tatime, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Tutje, thuhet se kjo rritje paraqet një progres të dukshëm në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e mbledhjes së të hyrave.

    “Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë të obligimeve tatimore, por edhe ndërmarrja e veprimeve të duhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës mbetet prioritet. Reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave”, thuhet në njoftim.

    Në përfundim, ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!