Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili momentalisht është duke qëndruar për një vizitë në ShBA, i ka dërguar një letër urimi Presidentit Donald Trump, me rastin e fitores së tij në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pronari i Devolli Corporation e ka takuar në disa raste presidentin e rikonfirmuar amerikan gjatë qëndrimeve në ShBA.
Ai, së bashku me bashkëshorten Blerinën, kanë qenë edhe të ftuar të nderit në dasmën e familjes së Presidentit Trump, martesës së të bijës Tiffany me Michael Boulos.
Gjithashtu, Devolli kishte zhvilluar edhe një takim të veçantë me Trump, në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.
Presidenti i rizgjedhur Trump në politikë ka hyrë pas karrierës së suksesshme në biznes, derisa ka shprehur në vazhdimësi përkrahjen për afaristët shqiptarë, si Shkëlqim Devolli, Shefqet Kastrati, Behgjet Pacolli etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.