×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia gjen rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur në një fshat të Prishtinës

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 21:46

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bërrnicë të Poshtme të Prishtinës, ka gjetur 11 kilogramë marihuanë e kamufluar në një kavanoz plastik, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë rast, deri tani është arrestuar një person, derisa hetimet po vazhdojnë.

    “Policia e Kosovës, hetues nga Njësia e antidrogës në Ferizaj pas punës së vazhdueshme profesionale në një rast të mëparshëm ku ishin arrestuar dy persona të dyshuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë, me datë 06.11.2024 kanë vazhduar me punën e tyre në kërkim të personit të dyshuar shitës me ç ‘rast gjatë në orët e pasdites gjatë një operacioni taktik të koduar me emrin “Transferi” në funksion të zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndihmuar edhe nga antidroga në Prishtinë, është realizuar kontroll i një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bernicë të poshtme Komunës së Prishtinës. Gjatë operacionit të kontrollit është gjetur sasi e dyshuar për marihaunë me peshë totale rreth 11 kg, e kamufluar në kavanoz plastik.

    Deri në këtë fazë një person është arrestuar, rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!