×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Mëngjes me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 7:05

    Kushte të motit të kthjellët dhe me diell mbizotërojnë mbi vend ditën e enjtë. Orëve të mëngjesit temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa gjatë ditës ato maksimale shkojnë deri në 15C e 16C. Dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë dhe mesatare lindore-verilindore 2-6m/s.

    Mot kryesisht me diell parashihet ditën e premtë dhe të shtunë, me temperatura maksimale prej 13C e 16C. Të dielën shfaqen më shpesh vransira, derisa temperatura maksimale zbret në 10C, njofton Prishtina Weather.

    Të hënën më ftohtë, vetëm 6C e 7C, maksimalet, me mundësi për të reshura shiu, që deri në mbrëmje ka gjasa të përzien edhe me borë. Minimalet zbresin në -1C e -2C. Gjatë fundjave pritet të fryjë erë veriore e verilindore me hove deri në 10m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!