×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 7:18

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

    Zyra e Këshillit të Evropës organizon tryezën diskutuese “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 9:30)

    Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes shqyrton rregulloren e punës së komisionarit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën vjetore të drejtësisë komerciale “Drejtësia dhe Biznesi: Një partneritet i nevojshëm për zhvillimin e Drejtësisë Komerciale”. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane Kosovë, ora 10:00)

    Përurohet çerdhja në Muzeqinë, Komuna e Shtimes. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Ora 12:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!