×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos na e ndjell kështu”, Tahiri bën “gafë” në Kuvend, deputetët e VV-së qeshin me të

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 11:48

    Në seancën ku po diskutohet për Buxhetin e vitit 2025, Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po fliste për fjalën hyrëse të Kurtit i cili u krenua se ky ishte buxheti i katërt që po e prezanton gjatë mandatit të tij katër vjeçar, bëri një “gafë” që bëri pozitën të qeshnin me të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë kohës sa po fliste, Tahiri i AAK-së tha se “Kryeministri po lavdohej se ky ishte buxheti i katërt në mandatin e katërt”, gjë që bëri që pozita të reagonte menjëherë.

    “Sot, ndoshta seanca e fundit për këtë vit po e diskutojmë dokumentin e qeverisë të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij. Në fjalën e tij hyrëse filloi e po lavdohej se si ky është buxheti i tij i katërt në “MANDATIN E KATËRT”, por për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti i tij më i dështuar”, ishte fjala e shefit të deputetëve të AAK-së,

    “Mos na i ndjell kështu Besnik se s’di a mundemi katër”, ia ktheu me të qeshur Glauku.

    “A u kënaqët a? A u gëzut a. Të fundit e keni”, ishte kundërpërgjigja e Tahirit të AAK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!