×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga Policia

    Digjet një shtëpi në Prizren, pronari thotë se vlera e dëmeve është rreth 300 mijë euro

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 19:11

    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën “Janina” në Prizren. Sipas pronarit, dëmet materiale janë në vlerë rreth 300 mijë euro.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas Bytyqit, nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rast.

    “Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informat se në Rrugën Janina në Prizren është duke u djegur një shtëpi. Zjarrëfiksit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njesitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas infromatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh.  Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme,sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë kqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Bytyqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!