Ministria e Jashtme e Moldavisë ka dënuar veprimet “agresive” të Rusisë, pasi dy dronë rusë hynë në hapësirën ajrore moldaviane dhe u përplasën në territorin e këtij shteti më 10 nëntor.
Një nga dronët u gjet nga policia në Boroseni Noi, një fshat në veri të Moldavisë që gjendet rreth 45 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën. Ndërkaq, droni tjetër u gjet në fshatin jugor të Firladenit, rreth 40 kilometra larg nga kufiri ukrainas.
Që të dy dronët, ishin dronë “mashtrues” të përdorur për të mashtruar mbrojtjen ukrainase gjatë sulmeve, thanë autoritetet moldaviane.
“Ne i dënojmë fuqishëm këto inkursione agresive dhe përsërisin edhe dënimin tonë për luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme moldaviane përmes një deklarate.
Ministria e Jashtme e Rusisë hodhi poshtë në mënyrë “kategorike” akuzat e Moldavisë, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur pretendimet moldaviane.
Të paktën 15 incidente që përfshijnë dronët rusë janë dokumentuar në Moldavi që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.