Një 29 vjeçar është ndaluar sot nga Policia dhe në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri i llojit Zorki M-906-T e kalibrit 9mm, një karikator dhe pesë fishkë.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Policisë së Kosovës në Gjilan, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Me datën 11.11.2024 rreth orës 14:10 njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan gjatë një pike kontrolli në qytetin e Vitisë kanë ndalur për kontrolle rutinë një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari A.J. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit në automjet nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe konfiskuar një (1) armë zjarri i llojit Zorki M-906-T e kalibrit 9mm, një (1) karikator dhe pesë (5) fishkë. Të njëjtat do të përdorën dëshmi për gjykatën.”, është thënë në njoftim.
Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.