×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Rrahja në Ministrinë e Kulturës, pse Policia e Kosovës s’e përfshiu rastin në Raportin 24 orësh?

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 14:02

    Ani pse kishte “kërcitur” grushti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të drejtuar nga Hajrullah Çeku i VV-së, dhe Policia e Kosovës kishte shkuar në vendin ngjarjes, këta të fundit s’e kanë raportuar në Raportin 24 orësh të këtij institucioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rasti i ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Ministrisë së Kulturës, e që duhej të ishte në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, nuk figuron fare.

    Ishte vetë Ministri Çeku i cili konfirmoi këtë rast të ndodhur në Ministrinë që ai udhëheq, ku sekretari i Ministrisë e ka sulmuar zyrtarin Miftar Latifi.

    Në konferencën për media, Çeku tha se janë duke mbledhur të gjitha dëshmitë dhe informacionet, e që më pas të ndërmarrin veprimet e nevojshme, por theksoi se “askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunë ndaj dikujt tjetër sidomos brenda institucioneve të shtetit”.

    “Informatat jemi duke i marrë, faktet jemi duke i kontrollu, besoj që edhe Policia po e kryen pjesën e saj të punës që është shumë e rëndësishme në këto raste”, tha Çeku.

    Se rrahja kishte ndodhur, e konfirmoi edhe vetë zyrtari të cilin e kishte sulmuar sekretari i kësaj Ministrie, por s’dha shumë detaje pasi sipas tij Policia po e heton.

    “Raportimi është i vërtetë, rastin e kam paraqitur në polici dhe s’ka më shumë detaje nga unë meqenëse ky institucion po e heton tashmë rastin”, tha Miftar Latifi për KlanKosova.

    Gazeta Online Reporteri.net ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por që të njëjti ende s’kanë kthyer përgjigjje.

    /Reporteri.net/

    Rrahje në Ministrinë e Kulturës, ministri Çeku konfirmon rastin: Dhuna brenda institucioneve është e papranueshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!