×
  • Lajme
  • Botë

    S’dihet ende nëse Melania Trump do të marrë pjesë në takimin Trump-Biden

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 15:44

    Zonja e Parë e ardhshme Melania Trump ishte gjithashtu e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të takohet sot me Presidentin Joe Biden, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Është traditë që zonja e parë aktuale të presë pasardhësen e saj për çaj në Shtëpinë e Bardhë kur takohen bashkëshortët e tyre.

    Melania nuk pritet të ulet sot me Zonjën e Parë Jill Biden, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS News. Është e paqartë nëse ajo do të jetë aty.

    Në vitin 2016, Melania mori pjesë në një takim me ish-zonjën e parë Michelle Obama, pasi Trump fitoi garën presidenciale kundër Hilary Clinton./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!