×
  • Sport
  • Sport

    12 ditë më parë doli nga burgu, sot nënshkroi me klubin që luan në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 20:33

    Pas 18 muajsh në burg, futbolli do të jetë sërish streha e futbollistit rus Aleksandr Kokorin, që sot ri-firmosi kontratën e tij me Zenit, deri në fund të sezonit aktual.


    Vetëm 12 ditë më parë sulmuesi u lirua nga burgu dhe tani do t’i rikthehet stërvitjes për t’u kthyer në formën e tij më të mirë dhe për të arritur të marrë një kontratë afatgjatë.

    28-vjeçari përfundoi në burg në tetor të vitit 2018, pasi së bashku me futbollistin tjetër rus, Pavel Mamaev, goditën me karrige një zyrtar të Ministrisë së Tregtisë, duke i shkaktuar dëme serioze dhe rrezik për jetën dhe më pas huliganizmin e vijuan në rrugë.

    Të dy futbollistët ishin në gjendje të dehur kur e kryen aktin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!