Cristiano Ronaldo, kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë, duhej të linte ndeshjen me Serbinë në minutën e 30-të për shkak të lëndimit.
Sipas B92, futbollisti i Juventusit pas ndeshjes u tha gazetarëve se do të pushonte për dy deri tre javë.
Gjithashtu, Ronaldo nuk donte të fliste për mediat serbe, duke i injoruar totalisht mediumet e fqinjëve tanë verior.
Një nga lojtarët më të mirë në botë komentoi situatën nga 73 minuta, kur gjyqtari Simon Marcinac gjykoi penalti për Portugalinë dhe më pas, pas intervenimit të anësorit, ndryshoi vendimin.
Megjithëse në momentin e parë nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi, më vonë u konstatua se topi e goditi Rukavinën fillimisht në kokë dhe më pas në dorë, gjë që e kishte vërejtur gjyqtari i vijës, Pavel Sokolnicki. Ndryshe, portugezi më pas deklaroi se gjyqtari “pranoi se kishte gabuar”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.