×
  • Sport
  • Sport

    Para dy dite i shënoi Interit, sot shpreh dëshirën për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 10:52

    Peter Olayianka realizoi gol për Slavia Pragën në barazimin që skuadra çeke e arriti të martën mbrëma ndaj Interit në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve


    Slavia Praga befasoi Interin duke barazuar 1-1, ndërsa ishte Peter Olayianka, ish-futbollisti i Skëndëerbeut që shënoi gol në këtë përballje, shkruan Reporteri.net

    Olayianka që me prejardhje është nga Nigeria ka shprehur dëshirën për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë dhe gjithashtu ka përmendur se në të kaluarën ishte afër që t’i bashkohej Kuqezinjëve.

    “Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë,” ka thënë Olayinka.

    “Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata.

    “Ide e këndshme, por nuk më ndikon. Nëse më thërrasin ndonjëherë në të ardhmen, do të jetë e shkëlqyer, do të jem i lumtur,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!