×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo injoroi gazetarët pas ndeshjes me Atletico Madridin: Do të flas vetëm kur shënoj gol

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 11:57

    Cristiano Ronaldo pas ndeshjes nuk është ndalur fare për t’iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet e tyre


    Juventusi barazoi 2-2 me Atletico Madridin në ëanda Metropolitana, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Ylli portugez nuk arriti të shënonte në këtë takim edhe pse ishte afër në fund të ndeshjes të realizonte një super gol.

    Ronaldo pas përfundimit të kësaj ndeshje refuzoi që t’i përgjigjej gazetarëve. Ai ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë kur do të shënojë gol.

    “A do ta ndalesh për të folur?”, iu drejtua një gazetar yllit portugez.

    “Do të flas vetëm kur shënoj gol,” ishte përgjigjia e CR7. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!