×
  • Lajme
  • Lajme / Ndryshimi i motit

    Vazhdojnë problemet me energji elektrike si pasojë e erërave të forta

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 13:48

    Disa pjesë të Kosovës po vazhdojnë të ketë probleme me furnizim me energji elektrike si pasojë e motit të stuhishëm.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS që kanë treguar se si shkak i kësaj situate, aktualisht disa dalje janë jashtë funksionit.

    Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja.

    “Vendi ynë edhe përgjatë natës së mbrëmshme dhe sot po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, shkaku i të cilave aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja.

    Paralajmërimeve se edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i goditur me stuhi, KEDS-i i është përgjigjur me mobilizimin e ekipeve të shumta, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë me përkushtim e në mënyrë intensive në mënyrë që gjendja t’i rikthehet normalitetit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

    Edhe për ditën e sotme është paralajmëruar mot fillimisht me shi e pastaj borë dhe erëra të fuqishme.

    Fillimisht frynë erë e fuqishme jugore 5-15, me hove mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit, e më vonë ndryshon drejtimin në verilindje, njoftoi Prishtina Weather./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!