×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë

    Reporteri
    25 Nëntor 2024 | 20:02

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë një fanellë, dhuratë nga futbollisti i njohur Granit Xhaka, me dedikim ndaj Krasniqit.

    Në një video të publikuar në mediat sociale shihet se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ia ka sjellë këtë dhuratë Krasniqit, pas takimit që pati dje me Xhakën në Gjermani.

    “Mërgata e ka nda mendjen se Kosova mundet ma mirë. Pata mundësi ta takoj edhe yllin e futbollit dhe mikun tënd, Granit Xhakën dhe këtu e kam një porosi prej tij për ty”, ka thënë Hamza.

    Krasniqi ka shprehur falënderime për Xhakën dhe tërë mërgatën për mbështetjen për PDK-në.

    “Yjet si Graniti kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë me qenë inspirim për të gjithë, sepse me puën dhe suksesin që e kanë arritur janë bërë shembuj të mirë. Neve na mbetet me i përvjelë mëngët dhe me punu për t’i realizuar qëllimet që i kemi bashkë”, ka thënë lideri i PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!