×
  • Lajme
  • Lajme / Reagon emisari i BE-së

    Lajçak reagon për shpërthimin në Ibër Lepenc: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi

    Reporteri
    30 Nëntor 2024 | 12:18

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me mjet eksploziv.

    Lajçak ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, duke thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.

    “Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak në platformën “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!