Zinedine Zidane nuk e ka nisur aq mirë sezonin me Real Madridin, derisa mediat në Spanjë po raportojnë se ‘Los Blancos’ mund ta shkarkojnë francezin
Massimiliano Allegri është emri që po flitet se mund të jetë pasues i Zidane te Reali, nëse këtë të fundit vendos klubi që ta largojë, shkruan Reporteri.net
Fillimisht përmendej emri i Mourinhos si kandidat potencial, por tani Marca raporton se Reali po mendon edhe për ish-trajnerin e Juventusit, Max Allegrin.
Trajneri italian është i papunë që nga koha kur u largua nga Juventusi dhe kishte paralajmëruar se do dëshironte të pushonte këtë edicion, por një ofertë nga Real Madridi mund t’ia ndryshojë mendjen. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.