×
  • Sport
  • Sport

    Kuku çfarë statistike: ‘Hithat’ nuk po i djegin kundërshtarët që 16 vite

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 12:58

    Skuadra e Dukagjinit të Klinës nuk ka shënuar gol në Superligën e futbollit që 16 vjet e 3 muaj


    Dukagjini këtë edicion u inkuadrua në Superligë, por aventura e skuadrës nga Klina ka nisur shumë keq, shkruan Reporteri.net

    Pas katër ndeshjeve ‘Hithat’ nuk kanë arritur që të shënojnë të paktën një gol, derisa kanë pranuar 7 sosh.

    Fotografia e Albin F. ElezajDukagjini është në vendin e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak se të tjerat, atë me Prishtinën, e cila nuk ishte zhvilluar pasi FFK nuk lejoi që ky takim të luhej në Fadil Vokrri shkaku i ndeshjes së Kombëtares se Kosovës me Çekinë.

    Por, statistikë interesante është se Dukagjini golin e fundit në Superligë e ka shënuar në qershor të vitit 2003 kundër Kosovës se Prishtinës, më saktësisht që 16 vjet e 3 muaj.

    Ndryshe, në xhiron e ardhshme Dukagjini luan kundër kampionit aktual, Feronikelit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!