×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet data kur dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës me Gjibraltarin

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 14:57

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë me Gjibraltarin një ndeshje miqësore me 10 tetor në Fadil Vokrri, ndërsa katër ditë më vonë luan me Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020


    Të hënën në mesditë do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e radhës të Kosovës që do ta luajë në Prishtinë ndaj Gjibraltarit, shkruan Reporteri.net

    Për çmime akoma nuk është e konfirmuar asgjë, por nuk pritet të jenë shumë të shtrenjta pasi ndeshja është e karakterit miqësor dhe kundërshtari është një skuadër jo shumë e njohur.

    Ndeshja me Gjibraltarin do të shërbejë si një provë para përballjes me Malin e Zi, aty ku Kosova duhet me çdo kusht të fitojë në mënyrë që të vazhdojë ëndrra për Euro 2020.

    Ndryshe, në shtator Kosova luajti dy ndeshje, me Çekinë ku fitoi 2-1 dhe me Anglinë ku u mposht 5-3. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!