×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha tregon arsyen pse Lazio u mposht nga Cluj

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 16:57

    Lazio mbrëmë u mposht 2-1 nga Cluj në kuadër të Europa Ligës


    Valon Berisha ishte titullar pas një kohe të gjatë te Lazio, por skuadra e tij u desh të pajtohej me humbje nga rumunët, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes Berisha ka thënë se atmosfera në stadium ndikoi për të keq te skuadra e Lazios.

    “Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Pjesën e parë e luajtëm mirë, shënuam gol dhe kaluam në epërsi,” ka thënë Valon Berisha.

    “Pastaj kemi pësuar gol nga një penallti e dyshimtë, kurse në pjesën e dytë kishim telashe edhe për shkak të atmosferës në stadium. Pasi pësuam golin e dytë, të gjithë e dinim se çfarë ndodhi,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!