Sulmuesi danez Kasper Dolberg u transferua nga Ajaksi i mrekullive që gjeti gjysmëfinalen e Champions sezonin e kaluar për të gjetur një vend si titullar në një kampionat të fortë. Zgjodhi ekipin e Nicës, në Francë, për të pasur një sezon më të qetë. Por nuk paska qenë e thënë.
Pas një stërvitje me ekipin, sulmuesi kthehet në dhomën e zhveshjes dhe fillon e vishet, por ka një surprizë të hidhur. Ora e tij e shtrenjtë, me një vlerë rreth 70 mijë euro, ishte zhdukur. Fillimisht mendoi për një shaka të shokëve të rinj të ekipit, por nuk ishte rasti. Thjesht, objekti i çmuar ishte zhdukur.
Aty lojtari u “çmend”. Jo vetëm e kërkoi kudo në godinë, por nuk u paraqit në stërvitjen e nesërme nga inati duke kërcënuar drejtuesit që nuk do të luante ndeshjen e radhës po mos të gjendej ora.
Por presidenti i klubit, Jean-Pierre Rivère së bashku me trajnerin Viera nuk duket sikur u tronditën shumë, dhe jo vetëm që nuk do të bëjnë asgjë për të gjetur orën, por kanë në plan ta projektojnë si titullar sulmuesin e inatosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.