×
  • Sport
  • Sport

    Pamje e mrekullueshme, testohen projektorët për herë të parë në “Arenën Kombëtare”

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 22:16

    Edhe pak kohë na ndajnë nga inaugurimi i shumëpritur i “Arenës Kombëtare”, shtëpisë ku do të luajë Kombëtarja Shqiptare.


    Mbrëmjen e sotme është bërë edhe testimi i projektorëve në impiantin e ri modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet.

    Pamjet që vijnë nga atje janë fantastike.

    Ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, dhe njëherazi Shefi i Sektorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, i cili ka publikuar në faqen e tij të Facebook, fotot nga ndezja e projektorëve në “Arenën Kombëtare”.

    Kujtojmë që pak ditë më parë përfundoi edhe shtrimi i tapetit të gjelbër, teksa stadiumi pritet të inaugurohet në muajin nëntor në sfidën ndaj Francës.

    Shqipëria do të kthehet të luajë në Tiranë pas më shumë se katër vitesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!