×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjistrimi i popullsisë: Kosova për herë të parë ka më shumë popullsi urbane

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 12:00

    Kosova i ka 1,602,515 banorë të regjistruar, sipas raportit përfundimtar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për regjistrimin e popullsisë për vitin 2024.

    Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, u zhvillua në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj.

    Sipas të dhënave shkalla e urbanizmit është rritur për 12.2 përqind, nga 38 në 50.2 përqind në vitin 2024.

    Në anën tjetër shkalla rurale është zvogëluar nga 62% në vitin 2011, në 49.8% në vitin 2024. Pra,  për herë të parë popullsia urbane (50.2%) e kalon atë rurale (49.8%).

    Ky ndryshim, sipas ASK-së tregon një lëvizje të popullsisë drejt zonave urbane./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!