×
  • Sport
  • Sport

    Klubi shqiptar me 1.5 milionë euro borxhe

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 23:43

    Aksionet e klubit Tirana janë bllokuar sërish. Këtë herë nga shtetasi Abedin Treza(Preza), siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit. Në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 për qind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit.


    Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj) si dhe interesat për çdo ditë vonesë.

    Kreditori, Treza, pasi ka fituar gjyqin me vendim të formës së prerë ka kontaktuar një shoqëri përmbarimore për bllokimin e aksioneve në masën 66%.

    Bllokimi është urdhëruar në datën pesë shtator, por është bërë publik nga Qendra Kombëtare e Biznesit më 13 shtator 2019.

    Bllokimi i aksioneve të Tiranës është i disati për këtë klub, që këtë sezon e ka nisur mbarë kampionatin dhe shpreson të fitojë titullin kampion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!