×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Kjo është skuadra më e vështirë me të cilën jam përballur si trajner

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 8:13

    Liverpooli është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur Pep Guardiola në karrierën e tij si trajner


    Liverpooli është lider i Premier Ligës, ndërsa edicionin e kaluar pati një garë të ashpër me Manchester Cityn e Guardiolas për titull, por në fund ishte skuadra e teknikut spanjoll që triumfoi, shkruan Reporteri.net

    Guardiola e vlerëson Liverpoolin si kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur në karrierën e tij.

    “E përsëris, Liverpooli është kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur në karrierën time,” ka thënë Guardiola.

    Rezultate imazhesh për guardiola and klopp“Kundërshtari për titull që ne kemi, e kam thënë disa herë, është më i forti kundërshtar që jam përballur ndonjëherë në karrierën time. Këto nuk janë vetëm fjalë, i kam thënë edhe kur ata edicionin e kaluar ishin në krye të tabeles, edhe kur ne ishim në krye të tabelës, edhe kur kemi fituar, edhe kur kemi humbur.

    “Ata kanë absolutisht gjithçka në pozicionim, kundër-sulme, ndërprerje, tranzicion, ofenzivën, defanzivën dhe mentalitetin. Anfieldi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.

    Rezultate imazhesh për liverpool anfield“E di sa e vështirë ka qenë dhe e di se sa e vështirë do të jetë,” përfundoi spanjolli.

    Ndryshe, Liverpooli aktualisht është në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa City është në pozitën e dytë me 10 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!