×
  • Sport
  • Sport

    Ky është lojtari i Liverpoolit që nuk del në fushë pa e përqafuar Kloppin

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 8:30

    Mohamed Salah pothuajse në çdo ndeshje kur merr rrugën për të dalur në fushë fillimisht përqafon Jurgen Kloppin


    Jurgen Klopp e solli Mohamed Salahun në Liverpool në vitin në 2017 dhe egjiptiani është njëri nga transferimet më të mira të bëra nga klubi anglez në dekadën e fundit, shkruan Reporteri.net

    Klopp njihet për afërsinë që ka me të gjithë futbollistët, por një video e shpërndarë së fundi në rrjetet sociale tregon që Salah nuk del nga tuneli për në fushë pa e përqafuar gjermanin.

    “Raporti me Jurgen Klopp? Është shumë i mirë. Ai flet me mua si shokë,” ka thënë Salah.

    “Ai di si të trajtojë të tjerët në mënyrë e mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai është shumë i mirë, mund të them se është një njeri shumë i mirë,”.

    Rezultate imazhesh për klopp and salahSalah ka shënuar 75 gola në 111 ndeshje me fanellën e ‘Të Kuqve’. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!