Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur të fitojë me vendim unanim meçin ndaj çekut Miroslav Serban, të zhvilluar të premten mbrëma në Londër.
Marku triumfoi pas gjashtë raundeve të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik.
Kundërshtari i Markut, 28 vjeçari Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje – duke përfshirë edhe meçin ndaj Markut – nga të cilat ka arritur të fitojë 11. Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij.
Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 4 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh ende asnjë humbje.
Interesimi për këtë meç ka qenë mjaft i madh dhe shumë shqiptarë kanë qenë prezent në eventin “UltimateBoxxer” në Londër. Në mesin e përkrahësve shqiptarë prezent në arenë kanë qenë edhe dy futbollistët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.