×
  • Sport
  • Sport

    Detaje nga vrasja e bokserit shqiptar në Gjermani

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 9:28

    Boxeri amator shqiptar Ismail P. 27-vjeçar është gjetur i vdekur në një pyll në Dolauer Heide në Gjermani. Trupi i tij ishte gjetur i therrur dhe me plagë nga të shtënat me armë.


    Të dielën e kaluar trupi u gjet, i therrur me thikë dhe me plagë nga arma.

    Hetuesit dyshojnë se shqiptari i cili boksonte nën emrin “Mbreti” si një boxer amator ishte mashtruar nga vrasësi i tij afër një pylli.

    Një person raportoi në polici pasi trupi i gjetur në Dolauer Heide u bë publik.

    “Mbreti” kishte hipur në një taksi mbrëmjen e të mërkurës, pas disa ndaljeve, shqiptari kishte dalur nga vetura në Dolauer Heide për të kërkuar një shok siç kishte thënë personi.

    Ai kishte lënë çantën e tij në taksi, dhe ishte zhdukur brenda pyllit. Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet nën një shtresë gjethesh në një kanal të ujërave të zeza, vetëm disa qindra metra nga ku bokseri kishte zbritur nga taksi natën e së enjtes, shkruan Bild.de.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!