×
  • Lajme
  • Lajme / Erërat e forta

    Rrëzohen panelet diellore të një hoteli në Pejë, dëmtohet kulmi i një shtëpie dhe një veturë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2024 | 9:54

    Disa persona kanë njoftuar policinë se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli në Pejë.

    Sipas raportit të policisë, një personit i është dëmtuar kulmi i shtëpisë, kurse tjetrit i është dëmtuar vetura e tij private.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Rr. UÇK-së, Pejë 20-21.12.2024-NN. Ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!