×
  • Lajme
  • Lajme

    Moscertifikimi nga KQZ-ja, reagon Lista Serbe: Vendim i kundërligjshëm me urdhër të Albin Kurtit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2024 | 10:31

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi të hënën Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Nga kjo parti sot kanë mbajtur një konferencë për media duke konfirmuar se do të paraqesin ankesë, duke e cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Besojmë se kjo është bërë me urdhër të Albin Kurtit për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje. Ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe është dëshmi se sa shumë dëshiron Kurti të eliminojë serbët nga këto treva. Kurti nuk dëshiron të shohë anëtarë të Listës Serbe në Kuvend, por dëshiron të shohë në të serbë të bindur si Nenad Rashiq”, ka thënë  në konferencën për media  Zlatan Elek, kryetar i Listës Serbe.

    Elek theksoi se do të përdorë të gjitha mjetet politike dhe demokratike për të luftuar kundër këtij vendimi.

    “Gjatë ditës do të paraqesim një ankesë në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa dhe pres një vendim të qartë prej tyre”, kanë thënë nga Lista Serbe. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!