×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Tajani vizitoi trupat italiane të KFOR-it, theksoi rolin jetik të tyre për paqen në Ballkan

    Reporteri
    24 Dhjetor 2024 | 15:37

    Ministri i Jashtëm i Italisë, njëherit edhe zëvendëskryeministër, Antonio Tajani ka vizituar trupat italiane të KFOR-it në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tajani u prit në takim nga ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu.

    Në faqen zyrtare të Ambasadës së Italisë në Kosovë thuhet se Ministri Tajani vure në dukje rolin jetik të Forcave të Armatosura italiane për paqen në Ballkan.

    “Ambasadori De Riu priti Zëvendëskryeministrin italin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani gjatë vizitës së tij në trupat italiane në misionin e NATO-s, KFOR në Kosovë. Tajani vuri në dukje rolin jetik të Forcave të Armatosura italiane në sigurimin e paqes në Ballkan dhe ua uroi Krishtlindjet për ata që shërbejnë”, thuhet në njoftim.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!