×
  • Lajme
  • Lajme / Dy persona në mbajtje

    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës të raportuara në polici brenda një dite

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 10:19

    Katër raste të dhunës janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit në rajoni e Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dy raste janë raportuar në kryeqytet, ndërsa nga një në Podujevë dhe Obiliq.

    Lidhur me këto raste, dy persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Obiliq 24.12.2024, 14:00. Është raportuar se ankuesja femër shtetase e Shqipërisë pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është sulmuar fizikisht nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë 24.12.2024, 15:17. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin ankuesja ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë 24.12.2024, 08:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    · Podujevë 23.12.2024, 22:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vullnetin e saj ka vazhduar për në Republikën e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!