×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e Kurtit për sulme në veri, Ramadani: Shpërqëndrim për qytetarët, tema reale është mungesa rrymës

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 12:02

    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani pas deklaratës së Kryeministrit Kurti për paralajmërim të sulmeve në veri, ka thënë se një deklaratë e tillë është veç shpërqëndrim për qytetarët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se tema reale është mungesa e rrymës.

    Postimi i plotë:

    Tema reale është mungesa e rrymës. Tjerat janë shpërqendrim për qytetarët, sepse për to janë institucionet përkatëse që bëjnë punën e vet.

    Me secilin që takohen sot në qytet, një hall kanë: nuk ka rrymë, ndërsa faturat vijnë shumë të larta.

    Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake.

    Por, qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!