×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Mërgimtari nga Gjermania e rrah një person në Gjilan, dyshohet se kishin pasur mosmarrëveshje më herët

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 11:26

    Një mërgimtar nga Gjermania dyshohet se ka rrahur një person tjetër ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas raportit 24 orësh të policisë, dyshja dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje më herët.

    Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    LËNDIM I RËNDË TRUPOR

    Gjilan / 23.12.2024-19:30. Me 24.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!