Hysni Gucati, ish kryetar i OVL të UÇK-së, ka treguar për dy momente të sikletshme që i ka vënë Besnik Bislimin, zv.kryeministër dhe Albulena Haxhiun, ministre e Drejtësisë kur ata kishin vizuar Hagën.
Gjatë bisedës në Frontal në T7, Gucati ka treguar se nuk ia ka zgjatur fare dorën Bislimit kur me këtë të fundit ishte takuar në korridor derisa zv.kryeministri po vizitonte Rexhep Selimin në burg. Gucati ka thënë s’e ia ka lënë “dorën kaci”, kur Bislimi deshi ta përshëndeste.
“Unë e kam taku në korridor po s’ja kam dhanë dorën. Jo s’ja kam dhanë dorën. Ai ka ardhë me vizitu Rexhën, shumë mirë ka bërë që e vizitoi gjeneralin. Ai ma zgjati dorën, unë hiç. I thashë m ‘fal, u thash gardianëve çomni n’dhomë. Me të u takuam në korridor por s’ja kam dhënë dorën”, ka thënë Gucati në Frontal.
Po ashtu as takimi brenda burgut, me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka shkuar siç duhet.
Gucati tha se është bërë me nerva kur Haxhiu e ka pyetur atë, pse Thaçi refuzoi takimin me ministren e Drejtësisë. “Me Albulenen jam takuar unë, baci Jakup, Rexha, Pjetri. Po s’kem mujt me çu deri në fund vizitën se ajo me pyeti pse Thaçi s’ka pranu ftesën mu m’u taku me mua. I thash ato janë ftesa private dhe fund qysh me të pranu kur ti i ke thënë shko Hashim n’burg. I tash, këtë pyetje mos ma ba mua, tek e fundit ka arsye reale pse s’u taku me ty dhe jam larguar si shenj pakënaqësie dhe kam dal”, ka thënë Gucati në emisionin Frontal.