×
  • Lajme
  • Lajme / "Një Fundvit Plot Drita 2025"

    Policia e Kosovës shpërndan dhurata për fëmijët në veri

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 17:16

    Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në veri.

    Dhurata janë dhënë për të gjithë fëmijët, pa dallim, të cilët janë parë nëpër sheshe e rrugë.

    “Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri. Policia Rajonale Mitrovicë Veri uron të gjithë fëmijët për festat e fund vitit, që ata të rriten me shëndet, të lumtur dhe të gëzuar përherë.”, është thënë në njoftimin e Policisë.


    Njoftimi i Policisë:

    Policia e Kosovës shpërndan dhurata për fëmijët në Rajonin e Mitrovicës Veri

    Mitrovicë Veri , 27 dhjetor 2024

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me Divizionin e Policimit në Bashkësi, në kuadër të projektit “Një Fundvit Plot Drita 2025”, me datën 27.12.2024 ka shpërndarë dhurata për fëmijët.

    Dhuratat janë shpërndarë për fëmijët e të gjitha komuniteteve pa dallim, të cilët janë takuar me zyrtarët policorë në pjesë të ndryshme të qyteteve të përfshira në rajonin e Mitrovicës Veri.

    Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

    Policia Rajonale Mitrovicë Veri uron të gjithë fëmijët për festat e fund vitit, që ata të rriten me shëndet, të lumtur dhe të gëzuar përherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!