×
  • Lajme
  • Lajme / Furnizimi me energji eletrike

    Kryeshefi i KOSTT-it nuk garanton se do të kemi rrymë gjatë festës së Vitit të Ri

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 21:06

    Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, nuk ka garantuar se Viti i Ri do të kalojë me rrymë.

    Në emisionin Kiks Kosova, ai tha se nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, mirëpo tha se kanë bërë apel te qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike në këtë periudhë.

    “Nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, por kemi bërë apel dhe lutje te qytetarët që të bëhet një racionalizim sa më i madh i energjisë elektrike, të paktën këtë periudhë dhe ditët e para të janarit kur konsumi historikisht është më i lartë. Këtë vit është më i lartë se vitet tjera”, deklaroi Zeqiri.

    Mes tjerash, ai tha se prodhimi i energjisë elektrike është sipas planeve, por shtoi se ka rritje të konsumit prej 30-40 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!