×
  • Sport
  • Sport

    Pas tërmetit në Kosovë, Manchester City shkakton një tjetër në Angli – 5 gola për 18 minuta

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 16:35

    Manchester City është duke e demoluar skuadrën e Watfordit me rezultat 5-0 kur kanë kaluar vetëm 18 minuta të ndeshjes.


    Skuadra e Pep Guardiolas kaloi herët në epërsi pas vetëm 50 sekondave të ndeshjes me anë të spanjollit, David Silva, shkruan Reporteri.net

    Në minutën e gjashtë të ndeshjes, skuadra e Pep Guardiolës arriti ta dyfishojë epërsinë me penalltinë e Sergio Agueros.

    Vetëm 6 minuta më vonë, Riyad Mahrez u përkujdes që ta thellonte edhe më tutje epërsinë.

    Portugezi Bernard Silva shënoi një tjetër në minutën e 15 të ndeshjes, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, Nicolas Otamendi e vulosi një ‘La Manita’ për një periudhë 18-minutëshe.

    Si duket Manchester City po e shfryen mllefin e humbjes befasuese nga Norwich City që e pësoi javën e kaluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!