×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafuna: Takimi i fundvitit na dha forcën për zgjedhjet e 9 shkurtit, t’i japim Kosovës një Kryeministër si Abdixhiku

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 13:23

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna ka përmbyllur vitin 2024 me një atmosferë festive në ngjarjen e Degës II të LDK-së në Prishtinë.

    Ajo falënderoi veprimtarët e degës për angazhimin dhe kontributin gjatë vitit, duke shprehur besimin se kjo bazë do të jetë çelësi i suksesit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Rafuna theksoi se me Lumir Abidxhikun si Kryeministër, LDK-ja do të kthehet në pushtet dhe do t’i japë Kosovës udhëheqjen që i nevojitet.

    Postimi i plotë:

    Mbrëmë, në një atmosferë festive përmbyllem vitin 2024 me degën e dytë të LDK-së në Kryeqytet.

    Një falënderim i madh për të gjithë veprimtarët e degës për kontributin dhe angazhimin tuaj gjatë këtij viti!

    Takimi i fundvitit na dha forcën dhe motivimin për ndryshimin e madh të 9 shkurtit në mënyrë që ta kthejm LDK-në aty ku e ka vendin dhe Kosovës t’i japim një Kryeministër si Lumir Abdixhiku.

    E si gjithmonë, baza të jep legjitimitet dhe forcë drejt fitores, ashtu siç më dha mua mbrëmë dega e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!