×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në takim me luftëtarët e UÇK-së: Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 15:36

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar veteranët me rastin e Ditës së Veteranit.

    Haradinaj ka thënë se Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë.

    “Me krenari të veçantë, sot bashkë me bashkëluftëtarët nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë vëllain tonë Ali Ahmeti, ndamë momentet e lavdishme të luftës sonë të drejtë për liri. Ky takim dëshmon unitetin dhe forcën e pathyeshme të luftëtarëve të lirisë. Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë, si një hap i domosdoshëm për institucionalizimin e respektit ndaj atyre që flijuan gjithçka për lirinë. Përkushtimi ynë për trefishimin e pensioneve të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve është shprehje e përgjegjësisë sonë institucionale dhe morale”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se ardhmja ndërtohet duke u mbështetur në vlerat e luftës çlirimtare.

    “Kosova e lirë dhe e pavarur do të vazhdojë të ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur në vlerat e luftës çlirimtare, duke siguruar dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë ata që kontribuan në themelet e shtetit tonë. Ky është obligim i shenjtë dhe i pakompromis për ne”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!