×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i BDI-së

    Ali Ahmeti: Sot më shumë se kurrë na duhet uniteti, misionet nuk kanë mbaruar

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 16:24

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në organizimin në prag të Ditës së Veteranit tha se tha se sot më shumë se kurrë duhet uniteti, e të jenë krah njëri tjetrit që të mos realizohet platforma e Çubrilloviçit, siç tha ai, për t’i lënë shqiptarët pa miq.

    “Ju më të merituarit e UCK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet por ama misione ende nuk kanë mbaruar, nëse doni të zgjeronin tokat e Serbisë ngushtoni hapësirat e shqiptarëve, më shumë se sot na duhet uniteti të jemi krahë i njëri-tjetrit”.

    “Ne lirinë e fituam dhe e lamë me gjak, por bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Ndjej keqardhje kur dëgjoj zëra se gjuha shqipe nuk qenka zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por ajo gjuhë zyrtare është shtylla e Marrëveshjes së Ohrit që e kemi larë me gjak bashkë me bijtë e vëllezërve tanë nga Kosova. Neve na duhet akoma veprim e mendim i përbashkët e jo i ndarë, sepse çështja ka qenë një dhe UÇK-në e kemi ngritur bashkë”, tha Ahmeti.

    Kreu i BDI-së tha se pikat që lidhin nga Struga deri në Mitrovicë është anëtarësimi i Kosovës në BE e NATO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!