×
  • Sport
  • Sport

    Për pak minuta, Amir Rrahmanin e pret testi më i vështirë në karrierën e tij

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 17:15

    Juventusi do ta vazhdojë rrugëtimin në Serie A këtë xhiro me ndeshjen kundër Hellas Veronas, ku luan qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, sot në orën 18:00, në stadiumin “Allianz Arena”.


    Djemtë e Maurizio Sarrit vijnë në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi, 0:0 në Serie A kundër Fiorentinës dhe 2:2 kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

    Douglas Costa mungon në skuadrën e Juventusit shkaku i një lëndimi, bashkë me Mattia De Sciglion, Giorgio Chiellinin, Mattia Perinin dhe Marko Pjacan, përderisa Mario Mandzukic mbetet sërish jashtë skuadrës shkaku i negociatave për një transferim në Katar.

    Në skuadër ka disa ndryshime, shkaku i ndeshjes që u zhvillua në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi që Dybala do të jetë titullar për herë të parë këtë sezon, në mënyrë që Gonzalo Higuain të pushojë.

    Bentacuri gjithashtu është në vend të Miralem Pjanicit, përderisa Juan Cuadrado e mban pozitën e tij në sulm përkrah Cristiano Ronaldos.

    Buffoni do ta bëjë paraqitjen e tij të parë për Juventusin, që kur u kthye nga Paris Saint-Germaini. Kjo do të jetë paraqitja e tij e 902-të për klubin, që e barazon rekordin e Paolo Maldinin për më së shumti ndeshje të zhvilluara me të njëjtin klub italian, që i fundit e kishte arritur me Milanin. Kjo gjithashtu është paraqitja e tij e 641-të në Serie A, përsëri duke iu afruar rekordit të Maldinit (647).

    Në anën tjetër, Hellas Verona kishte qenë e pamposhtur në Serie A deri në disfatën e xhiros së kaluar, 1:0 kundër Milanin, që erdhi pasi Verona mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku i kartonit të kuq të Mariusz Stepinski.

    Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

    Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo

    Hellas Verona: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Zaccagni, Verre; Di Carmine

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!