×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Haradinaj uron qytetarët me rastin e vitit të ri: Viti 2025 qoftë fitues për Kosovën

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 15:34

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, përmes një video-incizimi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e vitit të ri.

    Haradinaj ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar të sigurisë që shërbejnë në Kosovë.

    “Më lejoni t’i urojë e t’i falenderoj ata që sot janë në punë; ushtarët e Kosovës, policët, mjekët dhe të gjitha të tjerët që na mundësojën që ne të festojmë të lirë dhe të sigurtë. Njëkohësisht i urojë nga zemra të gjithë shtetasëve të huaj që shërbejnë në Kosovë dhe që ndihmojnë që vendi ynë të jetë i sigurt. Urojë shqiptarët kudo që janë, vëllezërit e motrat tona në mërgim të cilët nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ne dhe familjet e tyre në këtë festë”, ka uruar Haradinaj.

    Adresimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Kosovës,

    Në klëtë atmosferë festive në ndërrimin e viteve, më lejoni që nga zemra t’iu urojë festat, gëzuar viti i ri që po vjen. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë juve.

    Më lejoni t’iu uroj nga zemra dhe t’i përshëndes familjarët e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë ata që në vete bartin vuajtje, plagë dhe sakrificën për liri. Përulemi me respekt para ju!

    Më lejoni t’i urojë e t’i falenderoj ata që sot janë në punë; ushtarët e Kosovës, policët, mjekët dhe të gjitha të tjerët që na mundësojën që ne të festojmë të lirë dhe të sigurtë. Njëkohësisht i urojë nga zemra të gjithë shtetasëve të huaj që shërbejnë në Kosovë dhe që ndihmojnë që vendi ynë të jetë i sigurt. Urojë shqiptarët kudo që janë, vëllezërit e motrat tona në mërgim të cilët nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ne dhe familjet e tyre në këtë festë.

    Viti 2025 qoftë një vit i mbarë, i sukseseve, qoftë vit Fitues për Kosovën duke ju siguruar se do të punoj që Kosova të bëhet fituese.

    Gëzuar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!