×
  • Lajme
  • Lajme / Reduktimet

    Shumë fshatra të Lipjanit janë në terr, Imri Ahmeti publikon një foto me qiri: Po mohohet më elementarja

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 19:31

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti thotë se shumë fshatra të kësaj komune janë në terr.

    Ai tha se kjo situatë është e papranueshme në këtë shekull.

    Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook thotë se përgjegjës për këtë situatë është Qeveria dhe ministritë përkatëse. Sipas Ahmetit Qeveria ka dështuar të menaxhojnë si duhet këtë çështje.

    “Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më. Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie. Tmerr!”, shkroi Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!