×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Gurrakoc të Istogut, lëndohen dy persona

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 21:28

    Një aksident ka ndodhur në fshatin Gurrakoc në ora 18:40, të martën.

    Këtë e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhëës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

    Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

    “Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Gurrakoc, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të lenduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!