×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Incident në Prizren: Shpërthejnë aksidentalisht fishekzjarret, një person i lënduar niset drejt QKUK-së

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 22:36

    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit.

    Një sasi fishekzjarresh ka shpërthyer. Si pasojë një persona ka pësuar lëndime dhe është nisur për trajtim drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

    Dëme kanë pësuar edhe lokalet e veturat përreth.

    Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Me datë 31.12.2024 rreth ores 21:33 është raportuar se ne rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren kishte ndodhur nje shpërthim i zjarrit nga ndezja e nje pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasoj është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth. Si pasoj e kërij incidneti deri me tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjenc, sipas informatave të deritanishmeai është duke u dërguar për në QKUK- Prirshtinë, gjithashtu janë shkaktuar dëm në objektet dhe automjete e parkuara në afërsi.”, tha Bytyqi.

    Sipas tij të gjitha njësit policore përgjegjëse kanë dal në ne vend ngjarje. Gjuthashtu në vendngjarje kanë dal edhe njesiti i zjarrfikesve të cilet kanë arritur ta shuajn zjarrin.

    “Duhet cekur Për momentin situata është nën kontroll.”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!