×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Arrestohet i dyshuari që kanosi drejtorin e Spitalit të Gjakovës

    Reporteri
    01 Janar 2025 | 11:47
    Foto ilustrim

    Është arrestuar personi që dyshohet se e ka kanosur drejtorin e Spitalit të Gjakovës.

    Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 31.12.2024 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar- drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës. Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!